Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat, duke i besuar kësaj të fundit këshillimin për çështjet e medias.
Vlera Gjakova me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është një emër mjaft i njohur kryesisht në politikë. Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Në profilin e saj në Linkedin, Gjakova e përshkruan veten e saj si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun.












