Sunday, November 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë

by Rilindje
01/11/2026
in EDI RAMA
Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat, duke i besuar kësaj të fundit këshillimin për çështjet e medias.

Gjakova me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është një emër mjaft i njohur kryesisht në politikë. Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Vlera Gjakova ka marrë zyrtarisht këtë detyrë dy javë më parë.

Ndryshimi i këshilltarit të kryeministrit Rama për mediat, vjen në kulmin e ditëve kur Tirana është mbërthyer nga protestat studentore, që shpesh herë kanë qenë të dhunshme, pasi protestuesit nuk kanë kursyer hapësirat publike, institucionet shtetërore si dhe shumë biznese private, duke u vënë flakën e shkatërruar me gurë dhe shufura hekuri.

Kush është Vlera Gjakova? 

Gjakova, e cila vjen nga Shkupi, njihet si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun. Studimet e Bachelor-it, Gjakova i ka kryer për  Komunikim dhe Gazetari, Instituti Maqedonas për Media (MIM) përfshi studimet për  Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare.

Sakaq mësohet se Gjakova ka një master për Filozofi dhe Psikanalizë, Qendra Kërkimore për Filozofinë Greke. Një tjetër master për  Metafizikë, Epistemologji, Filozofi Morale dhe Politike, Universiteti Aristotel i Selanikut (Greqi). Më parë shërbyer më parë si zëdhënëse dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun (PR) për EVN Maqedoni.

Përvoja e saj përfshin punën me Komunën e Çairit, OJQ-në VEPRO! (ACT), Coca-Cola Ltd Kosovo dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN). Është aktive si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, feministe dhe publiciste. Po ashtu, Gjakova rezulton të jetë angazhuar në media dhe ka shkruar për platforma si Observatori Evropian i Gazetarisë.

NGA KATEGORIA

“Ta gëzojnë shqiptarët!”/ Rama jep lajmin e bukur, kjo autostrada e re i jep fund trafikut…
EDI RAMA

“Ta gëzojnë shqiptarët!”/ Rama jep lajmin e bukur, kjo autostrada e re i jep fund trafikut…

01/11/2026
Rama tregon NDRYSHIMIN në Shqipëri: Fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
EDI RAMA

Rama tregon NDRYSHIMIN në Shqipëri: Fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30/10/2026
“Bonus çdo muaj”/ Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri”, kush përfiton para…
EDI RAMA

“Bonus çdo muaj”/ Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri”, kush përfiton para…

30/10/2026
Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit
EDI RAMA

Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit

29/10/2026
Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Ligji i ri/ Rama jep lajmin: Super takse për apartamentet bosh, vilat dhe makinat e luksit

28/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

A e ka menduar dorëheqjen? Rama flet “pa dorashka” për vendimin e tij…

28/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Endri Shabanit i bëjnë “pritë” dhe e përzënë nga lokali: Të vijë turp o tradhtar…
TË TJERA

Endri Shabanit i bëjnë “pritë” dhe e përzënë nga lokali: Të vijë turp o tradhtar…

01/11/2026
Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë
EDI RAMA

Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë

01/11/2026
Pjesë e partisë së Albin Kurtit/ Rama befason me vendimin, i jep “postin” e rëndësishëm në Kryeministri
BOTA

Pjesë e partisë së Albin Kurtit/ Rama befason me vendimin, i jep “postin” e rëndësishëm në Kryeministri

01/11/2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…
AKTUALITET

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…

01/11/2026
“Ta gëzojnë shqiptarët!”/ Rama jep lajmin e bukur, kjo autostrada e re i jep fund trafikut…
EDI RAMA

“Ta gëzojnë shqiptarët!”/ Rama jep lajmin e bukur, kjo autostrada e re i jep fund trafikut…

01/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Studentët refuzuan në protestë militantët e PD dhe deputetët, Berisha befason me justifikimin…

01/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!