Endri Shabani, avokat i Popullit, është përballur sot me një sulm verbal në kohën kur konsumonte kafenë me prindërit e tij.
Në një ngjarje që ishte enkas e planifikuar për të bërë video e për ta publikuar në rrjetet sociale. Video u bë virale në një kohë të shpejtë. Një nga qytetarët i thotë ti vijë turp, duke e ofenduar “Palaço i Popullit”. Ndërkohë një tjetër e filmon.
Endri Shabani përpiqet të arsyetojë me të, ti thotë se është i shoqëruar nga prindërit. “Po si mund të bësh video për facebook”? e pyet Shabani. Por djali “agresor” vazhdon me akuzën e tij: tradhtar! Duke i thënë që të vijë turp!
Gjithë këto situata ndodhin në një kohë kur aktivistë ndjekin zyrtarë të lartë e deputetëve, në aktivitetin e tyre të përditshëm, në punë ose jashtë pune, me njerëzit e familjes apo shoqërinë e tyre, për ti filmuar, diskretituar dhe nxjerrë në publik.
Një histori që filloi me deputetët, vazhdoi me gazetarët si në rastin e Bled Manes dhe vazhdon me shumë të tjerë të administratës, të shigjetuar tashmë nga persona të ndryshëm, pa u prezantuar për kauzat që përfaqësojnë.












