Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother” kanë tendencën t’i japin informacione nga jashtë Olta Gixharit. Bledi Mane i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi.
“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem”-u shpreh Mane. Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.
“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit”-vazhdoi Bledi.
“Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua”-ia ka kthyer Olta.












