Nëse një biznes që do të fitonte në 2027, 1 milionë lek për ta ndarë si dividend për pronarin, deri në 2026, tatimi mbi dividentin ishte 80,000 lekë, e pronari do të merrte në fund të vitit 920,000 lekë.
Me paketën e re fiskale që propozohet, nga 8% që ishte deri tani, tatimi mbi dividentin do të shkojë 15%, dhe e përkthyer në terma realë në lekë, për të njëjtin fitim prej 1 milionë lekësh, pronari do të marrë 850,000 lekë, dhe 150 mijë do ti marrë shteti nëpërmjet tatimit mbi dividentin.
Për subjekte private që ky dividentështë 5 milionë lekë, Shifra bëhet më e lartë, 350 mijë lekë më shumë. Paketa e re fiskale prezantuar nga Ministria e Financave ka hapur debat të madh, mbi arkitekturën e re të sistemit të taksave propozuar në Shqipëri. Përveç elementëve socialë, si ulja e TVSH për mallrat e shportës me synimin e uljes së çmimeve për konsumatorët, apo heqjen e taksës së qarkullimit, janë shumë element të tjerë që po hasin rezistencë.
Edhe shoqata e ekspertëve kontabël ka nxjerrë një deklaratë ku i kërkon qeverisë që lidhur me tatimin e dividentit të kërkohet një periudhë tranzitore, aq sa bizneset të kuptojnë nëse një masë e tillë do të aplikohet menjëherë, apo dividentët që do të ndahen për periudhën deri në 31 dhjetor të mbeten me paketën e vjetër.
Ndërkohë shoqata e ekspertëve kontabël ka kërkuar që edhe për uljen e nivelit të xhiros për bizneset e vogla nga 10 milionë në 5 milionë për tu regjistruar në sistemin e TVSH, të ketë një periudhë tranzitore, e të fillojnë nga 1 korriku 2027.












