Një tërmet me magnitud 3.9 i shkallës rihter është regjistruar mesditën e sotme në vend.
Tërmeti ka qenë në thellësi 10 km dhe lëkudjet janë ndjerë kryesisht në zonën e Elbasan. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Shushicë të Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Korçë, Librazhd. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Sizmiologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se tërmeti i ndjerë sot në vendin tonë, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi. Ai tha në një prononcim për mediet se Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.












