Aktori Amos Zaharia u kërkoi ndjesë familjarëve të Kiara Titos për fjalën ofenduese të përdorur kundrejt saj, të thënë gjatë një debati të mëparshëm me Luizin kur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”. I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ai theksoi se nuk e mbante mend momentin.
Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me Luizin, teksa ky i fundit ishte duke u larguar, Amos tha me zë të ulët: “Krisu ti dhe ajo putana jote”.
“Unë nuk e mbaj mend, seriozisht. Ka qenë moment nervozizmi. Por sido që të jetë, shkau-gau. Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment nervozizmi të kemi thënë disa gjëra që…E kam fjalën që nuk kam ofenduar njerëz në atë shtëpi, nuk ka qenë karakteri im. Ajo nuk është një gjë e lehtë, e di që jashtë ka familjarë. Patjetër që u kërkoj ndjesë” tha ai.












