Kryeministri Edi Rama ka bërë gjestin fantastik pasi ka njoftuar se në emër të Shqipërisë do të dhurojë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Rama surprizoi moderatorët e televizionit turk TRT, kur telefonoi drejpërdrejt në studio dhe njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar.
“Jam shumë i nderuar të sjell në televizionin tuaj zërin e sensibilizimit të Shqipërisë. Shqipëria ka patur një ditë zie, me flamurin tonë në gjysmështize, për të shprehur solidaritet për këtë tragjedi. Ne kemi qenë sa më të shpejtë që mundëm të dërgojmë ekipet e shpëtimit. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe Erdogan bënë pas tërmetit në 2019-ën, dhe kemi vendosur të mbështesim popullin turk. Shqipëria në emër të qytetarëve shqiptarë do të dhurojë 1 milionë euro. E dimë që nevojiten shumë më tepër, por jemi pranë jush dhe japim çfarë të mundemi”, tha Rama.












