Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim me rasti ne 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka postuar një foto ku krah së cilës shkrua: “MIRËMËNGJES Gëzuar Pavarësinë Kosovë”
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Më 17 shkurt të vitit 2008, ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u shpall Pavarësia. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë.












