Mbrëmjen e së shtunës në primen e Big Brother VIP është hapur zarfi i kuq, i cili mbante sipër emrin e Olta Gixharit.
Me ta lexuar, aktorja dhe njëkohësisht kundërshtarja e Luiz Ejllit u vu në dijeni se mund të dërgojë në nominim menjëherë 3 banorë të shtëpisë. Ashtu siç pritej, Olta zgjodhi çiftin Luiz-Kiara dhe gazetarin Bledi Mane, për t’i dërguar në nominim.
Mirëpo me të mbaruar prime, Luizi i ka bërë një kërkesë fantastike për publikun. Teksa ka hamendësuar në formë shakaje se jashtë shtëpisë e presin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale, Luizi “kërkoi që nga këta, 600 milion të votojnë për të shpëtuar Kiarën dhe 400 milion vetë atë”.












