Pas kaosit të shkaktuar në seancën e fundit në Kuvend, ditën e sotme Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka përjashtuar 6 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike
Deputetët e PD Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina koti u përjashtuan me 10 ditë nga seancat plenare, ndërsa deputetet e tjera demokrate Lindita Metalia me 5 dite dhe Greta Bardeli me 3 ditë.
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare të së enjtes. Nderkohe grupi i Sali Berishës ka paralajmeruar tjetër protestë me 3 mars, diten kur Gkykata jep vendimin se kujt i takon “vula” e PD-se.












