Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kinematografinë shqiptare.
Lidhur me këtë humbje të madhe ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një foto të aktores krah bashkëshortit të saj, të madhit Ndrek Luca.
“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama. Aktorja mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 85-vjeçare. Ajo prej disa kohësh vuante nga ishemia cerebrale.












