Aktorja Eva Alikaj ishte një nga banoret që u ngrit e para nga gjumi dhe u ul të konsumonte kafen e mëngjesit me Luizin dhe Dean.
Gjatë një bisede me Luizin, Eva i tregoi këngëtarit shkodran se plani i saj brenda shtëpisë është që të mos zihet me askënd. Por Luizi iu përgjigj aktores se ai do të përpiqej që ajo të konfliktohet me banorët e tjerë të shtëpisë.
Eva: Unë kam ndërmend mos zihem por nuk e di a do e arrij
Luizi: Ç’ke moj se unë do bëj çmos që ti të zihesh
Eva: Them kur të plasi sherri do të shmangem , ti s’më bën dot, por ti provoje , ti ke simpati për mua e ndjej..
Luizi: Nuk thashë që do të zihesh me mua, por me dikë tjetër. Ti do zihesh me Jonën
Eva: Me jonën jo, kam hallin mos zihem me Oltën












