Situata të pazakonta po ndodhin ditët e fundit në Big Brother VIP, pasi konkurentët po vendosin një nga një të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pas Bledi Manes, mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme ka kërkuar të largohet edhe Deamishel. Kjo për shkak se ajo ka patur një debat me Emirjonën dhe shkak është bërë lavatriçja.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme Valbona vendosi të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip me justifikimin se ajo ka një familjar të shtruar në spital. Pas leximit të zarfit, Valbona u largua ne menyre urgjente pa takuar banorët e Big Brotherit.












