Dita e sotme pritet të prodhojë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në seancën plenare por edhe jashtë saj pasi Sali Berisha ka thirrur protestë përballë Kuvendit.
Në orë 10:00, kur është parashikuar protesta e opozitës por dhe nisja e seancës plenare, kreu i Qeverisë Edi Rama do të jete ne nje vizite zyrtare ne Japoni, ne kuader te vendosjeve te marredhenieve dypaleshe mes dy shteteve.
Në krahun tjetër, Sali Berisha me mbështetësit e pakët në numër do të protestojë jashtë Kuvendit duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë. Rreth 700 efektivë policie dhe forca të FNSH-së do të vendosin perimetrin e sigurisë për të ndërhyrë në cdo rast kur agravohet situata me protestuesit e dhunshem. Prej disa javësh nuk është zhvilluar normalisht asnjë seancë plenare ku opozita e Berishës bën zhurmuesin duke i “fryrë bilbilit”.












