Loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, ka sjellë shumë dinamika brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por duket se tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.
Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, e cila nuk mori asnjë votë dhe u zhgënjye dhe nga njerëzit e saj si Armaldo dhe Kristi. Pas debatit me Armaldon mbi votimin, Olta zgjodhi të heqë rripin tek loja me litarë dhe në këtë mënyrë automatikisht del në nominim “kokë më kokë” me Luizin, i cili u skualifikua që ditën e djeshme.
Edhe pas heqjes së rripit, Olta e ka vazhduar debatin e fortë me Armaldon të cilin e ka etiketuar si “frikacak” që i druhet nominimit. Pritet të shihet se si do të shkojë nominimi të shtunë, por deri tani dy të nominuarit e sigurt janë Luizi dhe Olta.












