Maestro është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pasi shkëputi marrëdhëniet me Luizin, Armaldo u pozicionua në anën e Olta Gixharit.
Mirëpo e gjithë situata ndyshoi sot dhe shkak u bë zgjedhja e liderit të shtëpisë. Teksa ishin duke diskutuar për votat që secili ka dhënë për liderin, Olta dëgjoi që Maestro ia ka dhënë votën Kiarës. Kjo e acaroi aq shumë aktoren, saqë i bëri të ditur se në mundësinë tjetër që do ketë në dorë, do ta përdorë kundër tij për ta nxjerrë në nominim.
Buzëqeshja i kishte ngrirë Maestros mirëpo vijonte të thoshte se e kishte gabim. Por fjalët e tij nuk e bindnin Oltën e cila ishte inatosur nga zgjedhja e Maestros.
“Me këtë që bëri Maestro i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkαtërrοj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërru nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet“, tha Olta.












