Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka treguar Shqipërinë në vendlindjen e tij, Brazil. Për “Estadao”, trajneri ka cekur se objektiv është kualifkimi në Europianin 2024. Sylvinho do debutojë me Shqipërinë në 27 mars në përballjen e eliminatoreve 2024 kundër Polonisë në Varshavë.
”Kur pranova ofertën e Shqipërisë, e dija mjaft mirë që synimi i tyre ishte një trajner i huaj. Qëllimi kryesor është të kualifikohemi në Euro 2024”, tha Sylvinho fillimisht.
Sylvinho tregoi edhe një nga elementet më të rëndësishme, që është gjuha. Sipas tij gjuha jonë është ndër më të vështirat në botë.
“Gjuha shqipe është një nga më të vështirat e botës. Ndryshe nga sa thonë njerëzit, puna këtu në Shqipëri nuk mungon. Merremi me shumë analiza, përmbledhje, klipe lojtarësh nga 90 minuta prej secilit prej 30 futbollistëve të mundshëm që do të thirren”, tha Sylvinho.












