Nëse të gjithë mendojnë se Kiara karrierën e saj e ka nisur në “Top Channel” gabohen. Ajo ka treguar se karrierën televizive e ka nisur në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në “Agon Channel” nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.
“Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë. Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin”, shprehej Kiara.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur dje në Big Brother, ku sëbashku me Kejsin ishin velinat e emisionit Fiks Fare që u prezantua nga Tani dhe Luizi.












