Aktori i njohur, Elvis Pupa lajmëron se do të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku premton se do të sjellë shumë humor dhe pozitivitet.
Elvis Pupa shihet si një konkurrent i fortë dhe pritet të rivalizojë Luizin për çmimin e madh, por vetë ai paralajmëroi se nuk do të futet me “strategji” për të sulmuar ndonjë banor. Nuk dihet nëse Elvis Pupa do të bëhet “mik” apo “armik” i Luizit që ka fituar shumë popullaritet ne publik.
“Do thoni ju, ça do mor Vis Pupa, duke qenë në mes të plazhit, në mes të verës në Australi, pse do me u fut në Big Brother? Po ngaqë prishi koha thashë, plus a e shifni ju sa qetësi është këtu! Arsyeja tjetër që po futem në Big Brother, është se shoqëria shqiptare ka mjaft dramë në jetën e përditshme, negativitet, luftë për mbijetesë. Ajo shtëpi ka nevojë për pozitivitet. Unë do futem brenda të jap më të mirën time, të mbush situata me humor, me gaz, me hare. Ju siguroj se unë aty nuk po futem të sulmoj një banor apo një banor tjetër. Unë jam mik me atë që përdor arsyen dhe logjikën”, tha Elvis Pupa.












