Këngëtari Luiz Ejlli me pjesëmarrjen në Big Brother VIP është kthyer në kryeqendrën e bisedave, lajmeve, medias së shkruar e rrjeteve sociale.
Fama e tij duket se u ka sjellë mjaft të ardhura bizneseve apo edhe mediave, ndër to dhe atyre që merren me rrjete sociale duke rritur audiencën. Gazetarja e njohur e showbizit, Dasara Karaiskaj tha se të gjithë po fitojnë para në “kuriz të Luizit” i cili ka 1000 halle dhe kur të dalë nga shtëpia e Big Brotherit ashtu siç e ka pohuar është i detyruar të paguajë 4-5 muaj qira banese në Tiranë.
Dasara: “Vetëm Luizi i shkretë s’po përfiton asgjë në këto momente. Është pa punë, me 1 mijë halle. Ne këtu po hamë të gjtihë në kurriz të Luizit. Po kënaqemi te gjithe, madje edhe mediat po fitojnë para”












