Pak orë më parë në rrjet nisi të qarkullojë me shpejtësi një lajm ku në fokus ishte personazhi më i përfolur i momentit Luiz Ejlli.
Në të thuhej se gjendja shëndetësore e këngëtarit po përkeqësohet, duke shtuar faktin se Luizi ka qënë duke bërë analizat i shoqëruar nga produksioni në një nga spitalet e Tiranës.
Mirëpo nën zhurmën e këtyre lajmeve, ka reaguar miku i tij i ngushtë, Meridian Ramcaj i cili i ka bërë një kërkesë publikut duke kërkuar që të jenë të kujdesshëm në dhënien e këtyre informacioneve pasi familjarët e Luizit janë larg dhe shqetësohen.
“Ju lutemi mos përhapni panik. Luizi është mirë dhe nuk ka qenë për asnjë moment në spital sic po flitet gjeresisht ne rrjetet sociale dhe media. Bëhuni pak të kujdesshëm sepse Luizi ka familjen larg dhe shqetësohen nga këto lajme qe nuk jane te verteta“, shkruan Meridiani.












