Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim zyrtar homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Rama i tregoi kryeministres daneze zyrën e tij në Kryeministri, ndërsa i dhuroi një shall dhe çantë të punuara me dorë. Kryeministrja daneze u mahnit nga pikturat në zyrën e Ramës, duke thënë se nuk kishte parë kurrë një zyrë të tillë më parë.
Rama: Kjo është zyra ime. Këtu punoj dhe këtu pikturoj. Ndodh gjatë takimeve.
Frederiksen: Pra këto janë tuajat dhe mund t’i njoh. Nuk e kam paër kurrë një zyrë të tillë, mund të jetë e vetmja në botë.
Rama: Angela Merkel më tha të njëjtën gjë.
Frederiksen: Të tha të njëjtën gjë? Pikturon aty?
Rama: Jo janë vizatime pastaj hidhen në kompjuter, përpunohen, priten dhe pastaj prodhohen.
Frederiksen: E këndshme! Më pëlqejnë vizatimet, shumë e bukur.












