Agron Duka ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e planifikuar nga Berisha më 8 shkurt në Tiranë.
Pa asnjë program elektoral dhe një opozitë e braktisur nga populli, por pavarësisht kësaj, Duka thotë se në Shqipëri duhet të ndodhë me patjetër rotacioni politik.
Duka shprehu mendimin se kërkesa për një qeveri teknike është pak e realizueshme, duke theksuar se koha është e kufizuar.
“Do të ishte e drejtë të kishim një qeveri teknike, veçanërisht përpara zgjedhjeve, për të adresuar lidhjet e dyshuara të qeverisë me krimin. Inkurajoi qytetarët të bashkohen në këtë protestë për të shprehur votën e tyre për ndryshim” tha Duka.