I pyetur nëse a ka komunikuar me kryeministrin Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim.
Veliaj hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se prej dy javësh nuk i ka miratuar asnjë takim përveç familjarëve.
Pyetje: A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, Rama?
Përgjigjet Veliaj: “Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”












