Sunday, October 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Afrim Krasniqi e thotë “TROÇ”, të palarat e politikës: Si mundet një njeri të japë…

by Rilindje
28/05/2026
in POLITIKË
Afrim Krasniqi e thotë “TROÇ”, të palarat e politikës: Si mundet një njeri të japë…

Gjatë interviste në A2CNN, politologu Afrim Krasniqi kritikoi opozitën që nuk arrin të tregojë ndryshim dhe nuk ofron ide frymëzuese. Ai tha se qytetarët duan të dinë kush mund ta ndryshojë vendin, por zgjedhjet janë mes figurave të vjetra që kanë qenë gjatë në pushtet. Kjo krijon një ndjenjë mallkimi për shoqërinë.

“Unë e përsëris gjithmonë, nëse do të ndryshosh, trego që ke ndryshuar dhe propozo ide që krijojnë frymë. Pyetja që njerëzit bëjnë është: kush do ta ndryshojë këtë vend? A do të arrijë ta ndryshojë zotëria që ka 16 vite në pushtet? Tjetri ka qenë po aq gjatë në pushtet. Pyetja mbetet: a ka njeri tjetër në këtë vend që mund ta ndryshojë Shqipërinë? Pikërisht kjo dilemë vendos fatin e zgjedhjeve. Duke pranuar disfatën dhe duke thënë “s’ka tjetër”, je i detyruar të zgjedhësh mes tyre. Ky është mallkim për shoqërinë, mallkim për një popull që ka kaq shumë aspirata dhe e do kaq shumë Europën, por pa e kuptuar atë.”- tha Krasniqi.

Ai e quajti absurditet të presim që zgjidhjet të vijnë nga jashtë, nga Brukseli, Washingtoni apo Berlini. Krasniqi tha se realitetet globale kanë ndryshuar dhe Shqipëria po afrohet me BE-në jo për meritë të vet, por për shkak të gjeopolitikës.

“Pastaj të presësh që zgjidhja të vijë nga Brukseli, nga Ëashingtoni, apo nga Berlini është absurditet. Një nga leksionet që po merr e gjithë bota në këtë periudhë është se realitetet kanë ndryshuar. Nuk janë më të njëjtat. Edhe Shqipëria po i afrohet BE-së jo për shkak të meritës sonë, por për shkak të gjeopolitikës. Nëse sot mbyllet konflikti në Ukrainë, rrezik shpallet një paketë e re standartesh për vendin.”-vijoi Afrim Krasniqi.

Ai tha se do të ishte mirë që një parti të kërkojë standarde, të mos heqë dorë nga vetoja apo e drejta e votës pasi politika nuk është pajtim i verbër me gjithçka që kërkohet nga jashtë.

“Për shembull, unë do të doja që të dilte një parti në Shqipëri e të thoshte se jam kundër që vendi të pranohet si anëtar i BE-së pa të njëjtat standarde si Kroacia. Pse të mos kemi të njëjtat standarde si Kroacia? Jam kundër që Shqipëria të mos ketë veto. Jam kundër që Shqipëria të mos ketë votë, ose të bëjmë marrëveshje ku heqim veton me kusht që të futet Kosova. Kjo është politikë. Kurse këta dalin të gjithë e thonë, jemi dakord. Do japim sazanin, gjithë palët dakord. Do japim bregdetin, gjithë palët dakord. Do heqim veton, votën, përfaqësimin, komisionin, gjithçka dakord.”- tha ai.

Politologu Afrim Krasniqi u tregua kritik ndaj klasës politike, e dila sipas tij gjithmonë pranon të heqë gjithçka vetëm për kredenciale elektorale.

“Po çfarë është kjo klasë politike që është gjithmonë dakord për të hequr gjëra, thjesht për të legjitimuar veten? Kjo është absurditet. Mos mendoni se fitojnë respekt në kancelaritë e huaja. Ata nuk na marrin seriozisht. Si mundet një njeri, në emër të Shqipërisë, të jetë i gatshëm të japë gjithçka vetëm për të marrë një kredencial elektoral? Kush ia ka dhënë këtë mandat këtyre njerëzve për të vendosur për Shqipërinë? Dhe kur themi kush ia ka dhënë, nuk jemi ne në studio, por është parlamenti i Shqipërisë.”- tha Krasniqi.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!