Një aksident i rëndë dhe ne kufij te pabesueshmes është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm te Liqeni Artificial i Tiranës.
Një automjet luksoz tip “BMW” është përplasur dhe ka “fluturuar” në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Makina ka thyer barrierat nga “Rruga e Kosovarëve” dhe është ngjitur në digën e Liqenit e më pas është përplasur me murin rrethues te Diges se Liqenit.
Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar plotesisht. Drejtuesi i BMW luksoze është larguar nga vendi i ngjarjes kurse policia po punon per te zbardhur ngjarjen.












