Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku bëhet me dije se janë përfshirë pesë automjete.
Ndërsa bëhet me dije se ka humbur jetën një 45-vjeçar dhe janë plagosur 7 persona të tjerë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20, kur shoferi i automjetit thuhet se është përplasur me një kamion, çka i ka marrë atij jetën në vend. Po ashtu bëhet me dije se pas përplasjes së parë, në këtë aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me të cilat udhëtonin shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e përfshirë në përplasjen e shumëfishtë, kanë mbetur të plagosur dhe thuhet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.












