Ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese sekuestron e vendosur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për disa llogari bankare dhe disa apartamente.
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur datën për seancën në fjalë, që është data 18 shkurt ora 10:00.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më herët, ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.
Po ashtu, kujtojmë se ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.












