Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Argita Malltezi, ka deklaruar se ekziston një video ku magjistratja Irena Gjoka negocionte me një ish-deputet të PS-së për marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese.
“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon une nuk e kam. Të thotë SPAK që nuk ekziston”, u shpreh Argita Malltezi.












