Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbi arrestimet e fundit të figurave të rëndësishme të opozitës.
Këlliçi u shpreh se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta është një ‘sinjal’ për të gjithë opozitarët, përfshirë deputetët si Gazment Bardhi e të tjerë që kritikojnë sistemin.
“Ky show është një mesazh i qartë jo vetëm për Ilir Metën, por për këdo opozitar. Është një mesazh edhe për mua që denoncoj përditë aferat e Bashkisë Tiranë, është mesazh edhe për Gaz Bardhin, edhe për çdo deputet të Partisë Demokratike që godet mazhorancën. Është dhe për Metën dhe për Berishën, dhe për Salianjin që sot është në burg. Tregon se godet këdo që denoncon. Thënë këtë nëse do kishim një arrestim normal të zotit Meta, do ishte në turpin e tij që nëse këto reagime do ti kishte bërë pa arsye”, tha Këlliçi.