Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen “Partizani” që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Me tej avokatja tha se do të kërkonte që të vinte deshmitar edhe kryeministri Rama se ka ca firma si ish-kryetar bashkie në Tiranë.
“Shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim penal, përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga Taulant Balla dhe regjistrimi i procedimit brenda ditës. Sapo shumica parlamentare ka marrë pushtetin, ka urdhëruar kontrolle e aktet e këtyre kontrolleve nuk janë depozituar, janë regjistruar nga ministria e mbrojtjes dhe i çon në shtëpi, më pas i depoziton si kallëzim penal. Ngrihet Task Forcë nga Rama të realizonte një komision të ndaluar nga kushtetuesja dhe GJEDNJ, që të rishikoheshin kalimet e pronave te pronarët. Asnjë rezultat nuk u gjet apo të paraqitej. Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”, tha avokatja Klodiana Gjyzari.












