Të premten e javës që kaloi, ekipi ligjor i Ervin Salianjit, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.
Kërkesa në fjalë argumenton se: “Ekzekutimi i vendimit duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës”.
Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu mësohet se për të justifikuar arrestimin e Salianjit, PD sot pritet të bëjë kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.












