Një deklaratë e Klevis Balliut ndezi një debat mes deputetit të PD dhe ish-ligjvënësit socialist Petro Koçi.
“Ky është problemi që ka opozita, se ne nuk e kemi armët e mjaftueshme”, tha Balliu, duke iu referuar votave që duhen për të bërë ndryshime të rëndësishme në drejtësi.
Pas kësaj deklarate të tij, Petro Koçi u shpreh me ironi se opozita ka ende në dorë “armët e 14 shtatorit”. Kurse Balliu ia ktheu duke thënë se ka qenë një deputet i PS, ai që ka bërë atentat me armë në Parlament ndaj një ligjvënësi opozitar. Përplasja Balliu Koçi:
》Klevis Ballu: “Ky është problemi që ka opozita, se ne nuk e kemi armët e mjaftueshme. Ne nuk i kemi votat për ta hedhur poshtë. Ky është problemi që ka opozita. Nëse kemi votat për një seri çështjes që ne duam të ngrejmë dhe duam të zgjidhim që normalisht duhet të donte dhe qeveria që është e habitshme që s’do”
》Petro Koçi: “Këta kanë armët e 14 shtatorit vëlla, armë kanë këta po… U ngrit një komision. U ngrit një komision i cili u refuzua herën e parë nga opozita. Pra nëse është ky vullnet është një çështje që duhet riparë“.
》Klevis Balliu: “E vetmja parti që i ka bërë atentat deputetëve në parlament është partia juaj. Ne armë nuk njohim. Armët i keni në partinë tuaj. Keni dashur gjithmonë edhe tani me kriminel rrini, me kriminel keni qenë, vazhdoni aty. Kështu që armët ne mos na i drejtoni. Unë flas për armë, unë du votën. Unë dua votën. Për armë një parti ka bërë atentat brenda në parlament dhe jeni ju. S’ka parti tjetër. Partia deputeti i kësaj partie”












