Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet e ujësjellësit të ri të Belshit, një investim fantastik i cili është drejt fundit.
Rama thekson se ky investim do të përmirësojë furnizimin me ujë në të gjithë qytetin dhe do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë.
“Drejt përfundimit edhe Ujësjellësi i ri i Belshit, që jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, por do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë. Ky model është një shembull që do ta aplikojmë edhe në zona të tjera”, shkruan Rama.