Kryeministri Edi Rama sërish ka shprehur pakënaqësi ndaj Bashkimit Europian lidhur me procesin e integrimit.
Rama tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për tu bërë pjesë e unionin, mirëpo nuk ka qenë e mjaftueshme për BE-në. Kryeministri tha se procedurat dhe kriteret që një vend të bëhet pjesë e familjes së BE-së kanë ndryshuar rrënjësisht. Rama tha se shumë vende të unionit nuk do të anëtrësoheshin dot në BE, duke marrë parasysh kriteret që BE kërkon sot.
“Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha kryeministri.












