Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Fredi Belerit i cili kërkon të merren masa dhe ta shoqërojnë fizikisht midis datave 15 – 20 korrik, në takimin si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Sipas Top Channel, juristët e burgut i janë përgjigjur Belerit se: “po e shqyrtojmë me përparësi kërkesën tuaj dhe së shpejti merret një vendim”. Ekspertët e burgjeve nuk kanë dalë me një konkluzion nëse do shoqërohet apo jo Beleri si eurodeputet në takimin e parë në Parlamentin Europian në Bruksel.
Gjithashtu Beleri i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Tiranës, ku i kërkon që të PEZULLOJË dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja më 4 Gusht për Bashkinë e Himarës.












