Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it.
Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari deklaroi para ambienteve të SPAK se vendimi i sapo marrë nga Gjykata është politik dhe me “porosi të kryeministrit Rama”.
“Kryetari i seancës I cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke I ndërprerë fjalën Belerin për të Tensioni I tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpruiste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.












