Duke sjellë në vëmendjen pensionet para dhe pas vitit 2013, Belinda Balluku akuzoi opozitën se kur ishte në pushtet shiti hotel Dajtin për të gjetur leket e bonusit të fundvitit për pensionistët.
Balluku i tha opozitës se ka kohë deri në 11 maj për të mashtruar më pas do të marrë “shuplakën” e radhës nëpërmjet votës se popullit.
“Ne jemi PS që kemi bërë reformat shtetformuese. Ne bëmë gjithçka për të vendosur një fond të qenësishëm mbi 100 milionë euro për të mbuluar këtë bonus, që nuk është nga ata që ju bënit kur shitët Hotel Dajtin. E mbani mend si e jepnit bonusin e gjelit të detit juve. Ju keni shitur hotel Dajtin me artificë financiare për të gjetur lekët e pensionistëve. Çmimi i energjisë as nuk është rritur, por do të ulet sikurse ka premtuar Rama. Sot ka energji elektrike në çdo cep të Shqipërisë dhe qytetarët paguajnë atë që konsumojnë. Ndryshe kur jetonim në 2007 e deri në 2013 në mes të Tiranës në errësirë. Kush jemi ne dhe kush jeni ju nuk e sqarojmë në këtë sallë, këtë e sqaron populli shqiptar dhe këtë e sqaron në 11 maj”, tha Balluku.