Ilir Meta do të ketë në Kuvend, 4 deputetë të sigurtë.
Sipas dakordësisë së arritur me PD-në e Berishës, në listë të sigurt do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho, shkruan gazeta Koha Jonë.
Marrëveshje deri më tani ka arritur edhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët kanë bindur PD për një vend në listën e mbyllur.
Negociatat ndërkohë vijojnë në selinë blu. Dakordësia nuk është arritur ende me Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK.












