Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën sa i takon SPAK-ut.
Ndryshe nga Berisha që e quan “organizatë kriminale” dhe kërkon që ta “shkrijë”, Bardhi tha se qëndrimi i tij kundrejt SPAK është i palëkundur dhe mbështet drejtësinë e pavarur.
“Kam një qëndrim publik që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me kushtetutën. Qëndrimi im është publik dhe i palëvizshëm, sa herë të kam një shqetësim që lidhet me SPAK, do jem para jush për të shprehur opinion, kritikën apo qëndrim tim, por në parim qëndrimi im në raport me SPAK mbetet i palëkundur”, tha Bardhi.












