Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se nuk do të krijojë koalicion dhe as nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë politike (PS-PD) për zgjedhjet e 11 Majit.
Pavarësisht se nuk ka asgjë në dorë, Lapaj “zotohet” se do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Ne nuk do të shkojmë me asnjë nga palët sepse do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Për dy arsye, e para sepse duke eçar në zgjedhje të parakohshme të gjitha paratë që do të hidhen lart e poshtë për të blerë votë do ti shumëzojmë me zero. Votat që janë blerë nuk do të kenë fuqi për të bërë qeverinë dhe do të shkojnë dëm. Do na krijojë mundësinë që në zgjedhjet e dyta ta zhbëjmë fenomenin e blerjes së votës. Ne nuk jemi në këtë rrugë as për ti bërë karshillëk njeriun, as për të treguar hakmarrës e arrogancës, por më në fund pas 35 vitesh na duhet të vendosim standardin e zgjedhjeve”, tha Lapaj.












