Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Blerta Dragushës iu besua karrigia e rektores së Universitetit të Shkodrës, pasardhësja e Gjurajt premton…

by Rilindje
17/06/2026
in TË TJERA
Blerta Dragushës iu besua karrigia e rektores së Universitetit të Shkodrës, pasardhësja e Gjurajt premton…

Rektorja e re e Universitetit të Shkodrës e cila zuri karrigen e Tonin Gjurajt, Blerta Dragusha ka reaguar së fundmi për pozicionin e ri që iu besua, duke shprehur falenderimet e saj.

Në reagimin e saj Dragusha nënvizon se e pranoi pozicionin e ofruar me përkushtim të plotë, me synimin për të forcuar misionin e formimit të brezave të rinj, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe promovimin e dijes.

Përgjatë mesazhit të saj të parë si rektore e Universitetit të Shkodrës, Dragusha shprehu mirënjohje për kontributin e paraardhësit të saj Tonin Gjurajt, i cili thekson se dha kontributin e tij maksimalisht si rektor.

“E kam pranuar këtë detyrë me përkushtim të plotë dhe me bindjen se misioni i universitetit tonë – formimi i brezave të rinj, zhvillimi i kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes – duhet të jetë gjithmonë në qendër të çdo veprimi dhe vendimmarrjeje.

Falenderoj Ministren e Arsimit për besimin e dhënë dhe siguroj të gjithë komunitetin se do ta ushtroj këtë detyrë me integritet, përgjegjshmëri, transparencë dhe vizion, duke vendosur gjithmonë në plan të parë interesin e studentëve dhe zhvillimin e universitetit.

Një falënderim, vlerësim dhe mirënjohje e veçantë shkon për  Prof. Dr. Tonin Gjuraj, për kontributin e tij në drejtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Shkodrës si Rektor i këtij institucioni gjatë këtyre dy viteve. I uroj suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe besoj se përvoja e tij do të vijojë t’i shërbejë arsimit të lartë shqiptar” shkruan Dragusha në reagimin e saj.

Në përmbyllje të reagimit të saj Dragusha premton se do të shërbejë me profesionalizëm me qëllim ndërtimin e një universiteti më të fortë, cilësor dhe konkurrues.

Para pak ditësh u mësua se Tonin Gjuraj zgjodhi të tërhiqej si rektor i Shkodrës. Në një reagim të bërë në lidhje me vendimin për dorëheqje, Gjuraj la të kuptohet se brenda administratës së Universitetit të Shkodrës ka pasur përballje, akuza e fabrikime, ndaj të cilave ai ka zgjedhur të largohet.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…
TË TJERA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…

25/08/2026
Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…
TË TJERA

Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…

24/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

“Afati i fundit 25 shtatori!”/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët…

26/08/2026
Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…
BOTA

Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…

26/08/2026
Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…
EDI RAMA

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…

26/08/2026
LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…
POLITIKË

LAJM I MIRË për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 7 muajve…

26/08/2026
Kryeministri Rama e thotë troç: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të…
EDI RAMA

Pas takimeve në Pogradec/ Rama kryen LËVIZJEN tjetër, të premten…

26/08/2026
“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!