Sunday, October 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Brenda vitit ndodh ndryshimi”/ Ministri i qeverisë Rama tregon programin për…

by Rilindje
30/05/2026
in POLITIKË
“Brenda vitit ndodh ndryshimi”/ Ministri i qeverisë Rama tregon programin për…

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ishte i ftuar këtë të premte, 29 maj, në studion e Klan News, ku evidentoi disa nga sfidat e institucionit që a drejton.

Ai sqaroi fillimisht se menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe për ministrinë që drejton.

“Menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe sa i takon çështjeve mjedisore dhe aspektit të turizmit. Keni absolutisht të drejtë kur thoni që kryeqyteti i vendit, duke qenë dhe pasaporta e parë e prezantimit për shkak të aeroportit, e duhet thënë që Tirana tashmë është dhe kryeqendra e turizmit, ka problematika të menaxhimit të mbetjeve. Në fakt, në shtator, ministria prezantoi reformën e re të menaxhimit të mbetjeve, një reformë që në fakt u vjen në ndihmë bashkive, ku bashkitë do të duhet të fokusohen vetëm në pastrimin e qyteteve dhe gjithë investimi tjetër sa i takon trajtimit të mbetjeve, do të merret përsipër nga qeveria qendrore dhe më saktë Ministria e Mjedisit me Agjencinë e Mbetjeve”, tha ai.

Më tej, Jaupaj u ndal tek gjendja në kryeqytet. Ministri u shpreh se në Bashkinë e Tiranës është e nevojshme të rritet numri i punëtorëve të pastrimit, si dhe po punohet për çmime të favorshme për depozitimin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës. Bazuar në të gjitha këto, Jaupaj tha se brenda këtij viti pritet të përmirësohet menaxhimi i mbetjeve, gjë që do të ndikojë dhe në paraqitjen e Tiranës.

“Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar në dy fusha. E para ka të bëjë me zgjerimin e hapësirës për pastrimin dhe frekuencën e mbledhjes së mbeturinave nga koshat nëpërmjet kontratës që Bashkia e Tiranës ka me Eco Tirana, sepse duhet thënë që duhen përditësuar këto kontrata duke pasur parasysh që popullata e kryeqytetit rritet, numri i turistëve rritet, dhe patjetër t’i adresojmë këto sfida nëpërmjet kontratave ligjore. Së dyti, i është kërkuar Bashkisë së Tiranës që të zgjerojë edhe numrin e punonjësve të pastrimit. Jam i bindur që janë në drejtimin e duhur për të zgjeruar edhe këtë gamë. Nga ana tjetër, jemi duke punuar edhe me Bashkinë e Tiranës për të pasur çmime preferenciale për depozitimin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës, në mënyrë që gjithë ky menaxhim të kryhet sipas kushteve të duhura dhe të kemi një përmirësim të këtij shërbimi në Tiranë. Faza e punës që ne po bëjmë është që brenda këtij viti kjo performancë të përmirësohet. E kemi detyrim ndaj qytetarëve dhe e kemi detyrim, në fakt, edhe ndaj prezantimit të fytyrës së turizmit shqiptar që është pikërisht kryeqyteti”, tha ai.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!