Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për “tymin” që doli nga tarraca e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku hedh poshtë pretendimet dhe akuzat e PD-së me demek sikur aty po digjeshin dokumentet e arkivës.
Pyetje: Ka akuza nga opozita që arkiva me dokumenta e Bashkisë së Tiranës po asgjësohen dhe po zhvendosen me kamionë? A keni dijeni çfarë ka qenë zjarri në tarracën e Bashkisë?
Përgjigjet Erion Veliaj: “Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare, që kamionin i cili shkon çdo javë në Arkivën Qendrore e sheh si kuti votimi që varros PD-në ende pa nisur fushata, dhe që tymin e kaldajës së sapondezur e merr si tymi i Vatikanit, që i thotë “Habemus Papam” – dhe Edi Rama e PS-ja fituan mandatin e 4-t, ndërsa këneta me bufin do vazhdojnë edhe 4 vite zgërlaqje e zvarritje në llucë. Ndjesë që s’të jap dot përgjigje serioze për Ols Kalanë – janë njësoj, dy personazhe tragji-komike, që kanë më shumë hall t’i pëlqejnë Saliut, se t’i ruajnë cipën fytyrës së tyre”












