Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ndaj makinave luksoze që qarkullojnë në kryeqytet, me fokus të veçantë verifikimin e origjinës së mjeteve dhe burimit të pasurisë së përdorur për blerjen e tyre.
Gjatë kontrolleve janë verifikuar dhjetëra automjete luksoze përmes një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin e të dhënave identifikuese të mjeteve.
Pas verifikimit në sistem, Policia thotë se ka kryer kontrolle të mëtejshme për pronësinë, origjinën dhe historikun e automjeteve, përfshirë mënyrën e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.
Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Pamje nga kontrollet e kryera:












