Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Dëftesë e jashtëzakonshme!”/ Rama që në mëngjes ka një LAJM TË MIRË: Shqipëria…

by Rilindje
09/09/2026
in EDI RAMA
“Dëftesë e jashtëzakonshme!”/ Rama që në mëngjes ka një LAJM TË MIRË: Shqipëria…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, duke i cilësuar ato si një “dëftesë të jashtëzakonshme” për vendin.

Rama vlerësoi përmirësimin e ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në matematikë, shkencë dhe lexim, duke theksuar se Shqipëria tashmë renditet e para në rajon në disa prej këtyre fushave. Rama u shpreh se ky rezultat është një vlerësim jo vetëm për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, por edhe për mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit.

“Mirëmëngjesi! Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra. Ka ditë që shkohet në punë me ndonjë mendim që e përcakton atë ditë si rezultat i një çështjeje që është në tryezë dhe ka ditë si kjo që shkohet në punë me një kënaqësi shumë të madhe, por shumë të madhe. Sepse dje kemi marrë një rezultat, një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort dhe jo një e dy ditë, po kemi punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar realisht aty ku duhej të gjitha pikat e nevojshme.

Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, sepse është një dëftesë që i takon atyre që janë drita e syve të prindërve të këtij vendi, nxënësve tanë. Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025, një test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Dhe jo vetëm kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas atij momenti çoroditjeje që shkaktoi Covidi, edhe ku të gjitha vendet në fakt ranë dhe ne patëm një rënie të ndjeshme, e cila, si të thuash, na dha një shuplakë pas një periudhe të mëparshme rritjeje të butë, por konstante dhe sot jemi faktikisht të parët në rajon. Të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh, një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë.

I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht gjithmonë pas mësuesve. Kemi bërë një punë kolosale milingonash me drejtuesit e shkollave. Shkolla e drejtorëve është një histori e qartë suksesi, i bën një nder shumë të madh patjetër edhe vendit si i tillë, sepse krijon një lehtësi psikologjike edhe për prindërit.

Prindërit e mbytur nga balta, prindërit e mbytur nga jargët e gjithfarë lloj vemjesh në kanalet sociale, që nuk lënë orë e minutë pa jashtënxjerrë helm për çdo gjë në këtë vend dhe që natyrisht ngarkojnë psikologjikisht gjithë popullatën.

Është një rezultat fantastik edhe është një rezultat inkurajues, i jashtëzakonshëm. Është një rezultat që flet për punën shumë të mirë të bërë edhe nga Ministria e Arsimit, për punën e bërë nga ministrat e arsimit njëri pas tjetrit dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë. Është një histori koti, thotë kjo Eda Merkula. Një histori koti. Një histori koti që Shqipëria del e para në rajon në një test të së ardhmes, në testin për dijet e fëmijëve tanë në shkencë, në matematikë dhe në lexim. Një histori koti.

Ajo është merita e atyre nxënësve, thotë kjo tjetra, që e kanë marrë vetë rezultatin. S’ke pse mburresh. Në fakt, jo. Në fakt, jo. Nxënësit kanë pasur historikisht mes tyre ata më të mirët, ata më të dobëtit, por sikur të ishte meritë thjesht dhe vetëm e tyre, nuk do të ndryshonin rezultate. Do ishte gjithmonë po ashtu.

Çfarë ke bërë për Shqipërinë, thotë, ke 12 vjet? Urdhëro. Po flas sot, tani për një rezultat fantastik. Një nga ato rezultate që ndërtohen vit pas viti, muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite, që nuk bëjnë lajm, që nuk bëjnë zhurmë, që nuk krijojnë kushtet për të ngacmuar vëmendjen tënde në rrjetet sociale bashkë me Fatmirin. Bashkë me Fatmirin që thotë: je bërë qesharak. Patjetër, patjetër. Është shumë qesharake kjo që po them, që Shqipëria ka dalë e para në testin më të rëndësishëm për fëmijët tanë, për nxënësit tanë, testin PISA 2025. E para në rajon. Dakord? Se ne matemi me rajonin në radhë të parë dhe pastaj me të tjerët. Ndërkohë që po ju them dhe tjetrën, që jo vetëm kemi bërë një kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi gjithashtu lënë pas edhe disa vende, disa vende që sot janë në Bashkimin Europian.

Dëgjove, Fatmir, se ti qenke insistues në atë marrëzinë tënde. Si po gënjej unë, çfarë po gënjej? Unë po them një të vërtetë që është thënë botërisht dje në shpalljen e rezultateve dhe ti mund të hysh edhe t’i verifikosh, por ti nuk je i interesuar për këtë. Unë e di, edhe s’ke pse je interesuar, sepse ti je i zhytur në helmin e kanaleve sociale dhe më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për ty.

Ndërkohë që më vjen shumë mirë për të gjithë mësuesit, më vjen shumë mirë për të gjithë drejtuesit e shkollave, më vjen jashtëzakonisht mirë për prindërit që tanimë kanë një arsye të marrin frymë lirisht pas gjithë torturës që heqin në këto kanalet sociale, ku çfarë nuk dëgjojnë e çfarë nuk shohin e çfarë nuk u thuhet për fatin e fëmijëve në këtë vend, i cili më të mirën e ka vetëm përpara dhe i cili është një vend që përparon çdo ditë, duan s’duan ata që s’duan. Tani mbërrita, vazhdojmë punën”, shprehet Rama.

NGA KATEGORIA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

Rama kërkon PERJASHTIMIN e këtyre 2 figurave të larta nga Partia Socialiaste (EMRAT)

14/11/2026
Askush nuk e priste! Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Rama me “dorë të hekurt”, bën NDRYSHIMIN e fundit në Tiranë! Emëron…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama me “dorë të hekurt”, bën NDRYSHIMIN e fundit në Tiranë! Emëron…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!