Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli është shprehur se në Bashkinë e Himarës ka mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.
Suli bëri komente të turpshme duke deklaruar se në fshatin Vuno, banorët lahen 1 herë në 3 ditë për shkak të mungesës së ujit. Deklarata aspak të vërteta dhe bëhen për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 4 Gushtit në Himarë.
“Në Vuno pleqtë e plakat atje që po digjen në korrik e gusht dhe lahen një herë në 3 ditë se nuk kanë ujë. Në Kudhës ka vetëm 45 minuta ujë në ditë. Në 2024 kemi harxhuar 20 milionë euro që t’i marrim ujin Kuçit, t’i thajmë bujqësinë Kuçit, Vranishtit e Bolenës që të mbushim pishinat e Palasës. I gjithë ky ujë që do kalojë nuk do kalojë asnjë pikë as në Pikur, as në Kudhës, as në Qeparo, as në Dhërmi, vetëm e vetëm që të lahen këta të hoteleve me 5 yje…”, tha Suli.












