Pas një serie komentesh negative dhe reagimesh në internet, biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj atyre që i cilëson si sulme të organizuara përmes profileve false në rrjetet sociale.
Përmes një postimi, Luca ka ironizuar protestuesit dhe kritikët, duke deklaruar se përpjekjet për të dëmtuar imazhin e bizneseve të tij përmes komenteve online nuk kanë ndikim.
“Dikur paraardhësit tuaj fusnin njerëz në burg me letra anonime, ndërsa ju, pasardhësit e tyre, me profile fallco dhe sharje në rrjetet sociale, vetëm sa na gudulisni bizneset”, shkroi ai.
Në reagimin e tij, Luca u shpreh se “Rozafa” do të vijojë të jetë aktive pavarësisht kritikave dhe sulmeve në rrjet, duke theksuar: “Ishte, është dhe do të mbetet, edhe kur ju të jeni plakur nga sharjet”.












