Rithemelimi i Berishës ka paralajmëruar sërish kaos në seancën e sotme. 13 deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi po tentojnë të futen në sallë.
Flamur Noka, i përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e gardës.
Deputetët demokratë Flamur Noka, Edmond Spaho, Dashnor Sula dhe disa deputetë të tjerë të opozitës janë përplasur me forcat e Gardës të cilët kanë vendosur gardh në hyrje të Kuvendit.
Ndërkohë, në pamje u shfaq Flamur Noka dhe disa të tjerë, që shkallmonin derën, ndërsa u dëgjua si thyerje xhamash.
”A jeni republikë private apo jemi në burg! Lini këto që nuk janë përjashtuar”, tha Noka












